Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes për gafat që bën gjatë bashkëbisedimit me gazetarët apo në emisione të ndryshme. Edhe në emisionin e fundit të “Opinion”, kreu i PD ka vazhduar të bëjë disa gafa, të cilat këtë herë dikush i ka përmbledhur në një video që po bën xhiron e rrjetit.

Fillimisht Basha e ka nisur me një gafë me shifrat, ku shprehet se në Kosovë janë 5 milionë shqiptarë dhe 7 milionë shqiptarë të tjerë kudo ku janë, ndërsa më pas shprehjen “të shtrembër e të flasim drejt” e “modifikon në “të rrimë drejt e të flasim drejt”, si dhe disa gafa të tjera më pas.

Nuk dihet se kush e ka bërë këtë video, por duket se janë investuar shumë lekë pasi janë disa “aktorë” që marrin pjesë.