Kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza të rënda ndaj ish-paraardhësit të tij, Sali Berisha. Rama shpërtheu pasi u pyet për deklaratën e Berishës që është momenti për të mbyllur shkollat. Rama: Ky është lideri yt shpirtëror. E kam sjell këtu këtë pusetë sepse është një nga shumë shembujt. Nxjerr puseta e Lalzit, një fotografi dhe thotë në zyrën e ndrikullës Hajri. Shiko çfarë burri, malësori, shiko çfarë edukate, mbeturine e papërpunueshme. Kjo është një foto e cila për fat të mirë është në Instagramin e ministres së Shëndetësisë më 8 mars dhe e nxjerr sikur është një foto e djeshme.

Ndajeni mendjen që fatalitetet janë të pashmangshme. Në Shqipëri nuk po ndodh asgjë ndryshe ngase po ndodh në vendet e tjera. Ish-kryeministri është një mbetje organike e papërpunueshme. Kaq! Nuk  kam më asnjë fjalë për atë dhe mos ma sill më. Ai qelbet mbi dhe. Ky është zotëria. Jam shumë krenar që as nuk më ka shkuar mendja ta votoj ndonjëherë. Shkollat do të mbyllen vetëm nëse do ta sugjerojë komiteti teknik. Komiteti teknik i ekspertëve nuk sheh sot arsye për të mbyllur shkollat. Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish pas propozimit t ëish-kryeministrit Sali Berisha për mbylljen e shkollave. Kreu i qeverisë e quajti Sali Berishën një mbetje organike të pariciklueshme, që qelb dhe që qelbet mbi dhe. “Është një mbetje organike e pariciklueshme, që qelb dhe qelbet mbi dhe. Jam krenar që nuk e kam votuar dhe as më ka shkuar ndërmend që ta votoj ndonjëherë”, tha Rama, teksa u pyet nga Eni Vasili për propozimin e Berishës. Pse nuk bëhen testime masive? Kryeministri Rama: Ka insinuata se kjo metodë është nxitur nga…

Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht se vendi ynë nuk kryen teste masive, situata është e njëjtë si me vende si Franca që kanë bërë të kundërtën. Ai thotë se testime masive janë nxitur edhe nga kompanitë që synojnë të shesin pajisjet. Ai thotë se situata në vendin tonë është nën kontroll për sa kohë ka shtretër bosh në spitale. “Testet nuk janë qëllim në vetvete. E tha edhe drejtori i OBSH. E treta, meqë jeni të gjithë doktorë, a mund të më thoni mua pse rezultati i tyre pse nuk është i ndryshëm nga i yni. Ka insinuata, o burra testime, testime është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur më shumë teste. Në fund fare, me gjithë testimet e mëdha që ka bërë Franca, ka pse numra shumë më të lartë me ne në raport me popullsinë.

Pse kancelarja thotë që zinxhiri i infeksionit na ka dalë nga mundësia e kontrollit deri në fund të hallkave. Ajo që vlen në fund është rezultati. Ndenje në mbrojtje, në mesfushë, këto janë taktika. Rezultati në fund matet, me kapacitetet në spitale. Puna jonë si qeveri nuk është të bëjmë teste por të transformojmë spitalet”, tha Rama në “Open”.