Kryeministri Edi Rama falenderoi “prurjen” më të re të ekipit socialist, një 29-vjeçare të quajtur Klementina Meçi. DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka qënë në Durrës pasditen e sotme për ku edhe ka prezantuar disa prej pjesëtarëvetë skuadrës për zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen.

Në fund të fjalës së tij, Rama falenderoi “prurjen” më të re të ekipit socialist, një 29-vjeçare të quajtur Klementina Meçi. Numri një i qeverisë tha se e reja kishte pasur emocione gjatë prezantimit të saj, duke ia vënë “fajin” gjithë fjalëve që ka dëgjuar për të.