Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i opozitës mund të mbesë pe ng mes treshes, Kryemadhi, Meta dhe Berisha.
“Një president që pre dikon katas trofën, një kryetar opozite që i ka va rur shpresat te covidi, që të bëjë virusi atë që ia s’bën dot ai duke shkatërruar qeverinë, një tjetër që është në mes si aleate thotë shkoni në kisha e xhami, LSI nuk i afrohet virusi se ka frikë, gjëra që i përkasin një niveli që është qamet i madh. Këto lloj qasjesh ti vësh në një estradë, duket një ekzagjerim i madh për vetë estradën. Dhe të mendosh që këta njerëz të marrin në dorë fatet e këtij vendi, financat.
Imagjinoni vetëm për një moment Lulzim Bashën kryeministër, Kryemadhin ministre Finance dhe Metën ministër të Brendshëm. Është qeveria e çiftit presidencial, Luli është thjesht dhëndri, që e nxjerrim përpara këta tre tjerët. Është goxha djalë, por kur e sheh se kë ka mbrapa o duhet shpëtuar, o duhet lënë ta hanë ata tre. Se i thonë ‘ne të mbajtëm për të shitur, por ti nuk qenke për t’u blerë’. Duhet të flasim dhe për këta individë të dalë nga binarët komplet, që na shfaqen përditë në formën e alternativës, taksirat, por do ta përballojmë.”, tha Rama.