Nuk kanë munguar thumbat për presidentin Ilir Meta nga kryeministri Edi Rama. Nga Fieri ai ka su lmuar jo vetëm Metën, por edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Ishte e mundur që të bashkëpunoja me Metën, por sot nuk ka mundësi, është një ndërmarrje e rrënuar, mes njërit që bën presidentin, por bën sekserin e kësaj ndërmarrje, dhe një tjetër që duhet të jetë zonja e parë, por bën menaxherin e kësaj ndërmarrje “, tha Rama.