Kryeministri Edi Rama pritet të ritakojë sot naftëtarët e Ballshit. Sot pritet të përmbyllet marrëveshja e arritur mes qeverisë dhe naftëtarëve për përfitimin e një page. Takimi vjen pas ndërmjetësimit të qeverisë për të ndërprerë grevën e urisë e cila zgjati për gati një muaj dhe ku u përfshinë edhe gratë e punonjësve të uzinës.
Kryeministri Edi Rama i takoi nga afër disa ditë më parë naftëtarët ku iu ofroi një ndihmë ekonomike nga qeveria, që solli edhe fundin e grevës.
Në takimin e parë që u zhvillua në Bashkinë e Fierit, Rama dhe naftëtarët ranë dakord për të përfunduar greva, ndërsa nuk ka asnjë rezultat për rinisjen e punës, edhe kjo një kërkesë e hershme e tyre.