Qeveria greke duket se do te shpalle lockdown te pergjithshem. Sipas informacioneve te fundit pritet qe neser ne oren 12 te mesdites kryeministri grek Mitsotakis ti drejtohet perseri popullit me nje mesazh televiziv per ti komunikuar kete mase ekstreme ne perballimin e vales se dyte te pandemise. Karantina e pergjithshme qe thuhet se do te zgjase nga 15 deri ne 30 dite eshte propozuar nga specialistet perkates te cilet jane teper te shqetesuar nga rritja e numrit te rasteve por edhe te vdekjeve
Lockdown do te filloje prej te premtes ne menjges dhe pritet te sqarohen edhe hollesite e fundit sa ju perket shkollave fillore dhe gjimnazeve ne se do te vazhdojne te jene te hapura apo do te mbyllen. Sot eshte shenuar perseri rekord rastesh dhe vdekjesh ne Greqi nga covid 19. Sipas organeve greke te Shendetsise ne 24 oret e fundit jane regjistruar 2646 te prekur , prej tyre 823 ne Selanik qe ndodhet ne diten e dyte te karantines bashke me Serresin dhe 588 ne Athine.