Gjiganti spanjoll dhe ai italian nuk kanë më vend për gabime nëse e duan kualifikimin tutje në Champions Liga e Kampionëve vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së grupeve. Pa dyshim, ndeshja kryesore e sontme është ajo në mes të Real Madridit dhe Interit.
Gjiganti spanjoll dhe ai italian nuk e kanë shijuar ende fitoren këtë edicion në Champions dhe nuk kanë më vend për gabime. Kampioni spanjoll e ka një barazim e një humbje dhe është i fundit në grup, kurse ai italian i ka dy barazime. Prandaj, sfida e sontme do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për të dyja skuadrat në Grupin B. Ekipi që shënon fitore do t’i shtonte gjasat për kualifikim tutje, kurse barazimi eventual s’do t’ju kryente punë atyre. Në duelin tjetër të grupit, lideri Shakhtar Donetsk do ta presë në Ukrainë Borussia Monchengladbachun.
Ndërkohë, lideri Bayern Munich do ta vizitojë Salzburgun në kërkim të fitores së tretë në Grupin A. Me një fitore eventuale, gjiganti katalunas do ta bënte një hap tjetër të madh drejt kualifikimit. Ndërkaq, në duelin tjetër, Atletico Madridi e viziton Lokomotivën e Moskës. “Los Colchoneros” ndërkohë do t’i afroheshin po ashtu kualifikimit me një fitore në Rusi. Në Grupin D, Atalanta në formë e pret kampionin aktual të Anglisë, Liverpool. “Reds” i kanë dy fitore dhe shkojnë në Itali për tri pikë të reja. Kurse, skuadra nga Bergamo po ashtu do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi.
Në Grupin C, Manchester City llogarit në fitoren e tretë radhazi për t’u shkëputur edhe më shumë në tabelë, teksa e pret Olympiacosin në shtëpi. Në duelin tjetër të grupit, Porto do të përballet me Marseillen, në një ndeshje të paqartë.