Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka këmbëngulur se skuadra e tij do të shkojë në Milano për fitore ndaj Interit, pavarësisht se përballet me shumë mungesa shkaku i lënd imeve. cMadridi renditet në pozitën e tretë në Grupin B në Ligën e Kampionëve, një pikë mbi Interin, pasi e fitoi 3:2 ndeshjen e parë mes vete në Madrid. Një fitore e dytë në grup këtë sezon do t’ia shtonte gjasat Realit për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve, por Zidane nuk do të mundë të llogarisë në kapitenin Sergio Ramos, mesfushorin Federico Valverde dhe su lmuesin Karim Benzema.

Po ashtu, Madridi vjen në këtë takim nga një humbje 4:1 ndaj Valencias dhe nga një barazim 1:1 me Villarrealin në dy ndeshjet e kaluara në La Liga. Por Zidane nuk është i gatshëm ta shohë skuadrën e vet duke hum bur përsëri.

“Jo, ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar, gjithmonë duam të fitojmë. Nuk mund të mendojmë për barazim apo humbje. Krejt çfarë po ju them është se gjëja më e rëndësishme është të japësh gjithçka në fushë. Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar”, tha Zidane.