Te Dortmundi duket se ka një çështje Reinier. Talenti brazilian është huazuar këtë verë për 2 sezone nga Real Madrid që shpreson të përsërisë opera cionin Hakim Achraf, por 18-vjeçari është në situatë aspak normale. Ai është aktivizuar vetëm 7 herë si zëvendësues dhe në total ka akumuluar 107 minuta, shumë pak si për të ashtu edhe për drejtuesit e Real Madrid.
Nëse situata nuk ndryshon deri në janar nuk përjashtohet mundësia e prishjes së huazimit të tij për ta dërguar në një ekip tjetër ku mund të luajë më shumë për të fituar eksperiencën e duhur.