Vazhdon rekordi negativ i numrit të vd ek je ve nga koronavirusi në Greqi. Ashtu si të hënën, edhe të martën Greqia ka regjistruar 41 te vd ek ur nga covid-19 dhe numri i përgjithshëm i vik ti ma ve ka shkuar ne 866, mosha mesatare e të cilëve është 79 vjeç. Ne 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2384 raste të reja, prej të cilave 652 në Selanik, 588 në Athinë dhe 164 në Larisa, ndërsa në total prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 60570. Ajo që shqetëson gjithashtu organet shëndetësore të Greqisë është rritja e numrit të të intubuarve që ka shkuar në 263 pacientë. Ndërkohë sipas ministrit grek të Shëndetësisë shkalla e pozitivitetit të koronavirusit në Selanik ka shkuar në 32%, që do të thotë se 3 në10 banorë në ketë qytet janë pozitive me virusin në fjalë.
Gjithashtu qyteti përballon vështirësi të madhe sa i përket numrit të shtretërve në spitale për pacientët me Covid-19 ,ata që trajtohen në terapi intensive, por edhe atë që kanë simptoma më të lehta. Sipas ministrit grek brenda një viti, qeveria Mitsotakis ka dyfishuar shtretërit e dhomave të terapisë intensive nga 557 në 1082, ndërsa ka shtuar personelin mjekësor në gjithë vendin me 11000 vetë. Ndërsa një prej specialistëve më të mirë të pneumologjisë në vend, ka theksuar në konferencën e përbashkët për shtyp bashkë me ministrin e Shëndetësisë, se shkalla e vd e ksh më risë në dhomat e terapisë intensive në Greqi, është ne një normë prej35-37%, shifër tepër pozitive ne krahasim me vendet e Europes veriore dhe ato te Amerikës. Sa i përket vaksinës është sqaruar se në fillim do ta marrin gjithë personat që punojnë ne sektorin e shëndetësisë, më pas personat e grupmoshave me rr ezik shmëri te larte dhe ne fund gjithë pjesa tjetër e popullsisë.