Italia vazhdoi edhe sot trendin e rekordeve të rasteve me COVID-19, me 37 809 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. V ik t im at janë 446 më shumë, shifra që nuk janë regjistruar që nga muaji prill. Në total janë 862 681 të infektuar, përfshirë vik ti m at dhe të shëruarit, ndërsa vd ek jet totale janë 40 638.

Aktualisht, janë gati 500 000 pozitivë me COVID-19, me një rritje prej 26 770 rastesh në krahasim me të enjten. Prej tyre, 24 005 janë të shtruar në pavijone të zakonshme (+749 se dje), 2 515 janë në kujdes intensiv, me një rritje prej 124 në 24 orët e fundit dhe 472 598 janë në karantinë (+25 897 se dje). Që nga fillimi i pandemisë, janë shëruar 322 925 pacientë, me një rritje prej 10 586 në 24 orët e fundit.