Greqia shënon një rekord të zi me viktima si pasojë e Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 108 vik tim a. Sipas njoftimit të organeve të shëndetësisë thuhet se numri i përgjithshëm i vi kt ima ve ka shkuar në 1527. Ndërkohë, edhe numri i të intubuarve është rritur në 522. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.311 raste të reja, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 30.121 që prej fillimit të pandemisë. Mosha mesatare e të prekurve është vetëm 45 vjeç. Specialistët shprehen të shqetësuar pasi pavarësisht se vendi ndodhet në karantinë nuk po vihet re ulje e numrit të të prekurve.
Selaniku vazhdon të jetë zona më “e nxehtë” e të prekurve me Covid, me 606 raste në 24 orët e fundit, i ndjekur nga Athina me 382, Pella me 140 dhe Larisa me 117. Sipas një grafike, për tre javët që ndodhet në karantinë qyteti më i madhe i Greqisë, duket se masat nuk kanë dhënë aspakt efekt dhe kjo i shqetëson specialistët. Keshtu ne javen e pare te mbylljes 30/10-5/11 Selaniku regjistroi 4320 raste. Ne javen e dyte 6/11- 12/11 : 4323 raste dhe ne te treten 13/11- 19/11: 4691 raste.