Nga: Nexhat Hasani/
Kush e njohu dhe nuk u hidhërua për ndarjen para kohe nga jeta të mikut, shokut, prindit, njëriut të besës dhe humanistit të pa shoq, Doktor. Shaqir Shehu!
Përmes një dhimbje të përshkrueshme vështirë, gjithësekush mbetet me pikëpyetjen se si doktori u largua kaq shpejt nga kjo jetë. Një shprehje thotë se “Malit nuk i’a sheh dot lartësinë nga afër”! As doktorit malësor nuk mundëm t’ia shohim dhe vlerësojmë lartesinë e Tij sa duhej, përveç se tani, kur ai është larg; atje në qiell. Doktor Shaqiri ishte njeriu gojë ëmbël që të shëronte me fjalë; e jo pa çudi, duke qenë gjithnjë pranë njerëzve besimi për të idhte se mund ta tejkalonte fushën e tij të njohurisë mjekësore. Prezenca e Tij pacientëve e familjarëve u ngjizte besim dhe shpresë për vazhdimin e jetës. Kohë në dizpozicion të profesionit, ditë e natë, ka qetësuar mendjet e kujtdo ai njohu e shëroi, të cilët jo pa të drejtë e konsideronin mik e pjesë të familjes. Dr. Shaqiri ishte prind e bashkëshort model, një personalitet pra, shumë dimensional.
Doktorr Shaqiri ishte pjesë e një plejade mjekësh që jo vetëm kanë shëruar, duke nderuar betimin e Hipokratit por, i kanë bërë nder një trevës së Lumës si Dr. Osman Dafku, Dr. Rexhe Sefa, Dr. Mark Nufi, Dr. Xhemali Peposhi, Dr. Gani Gashi etj. Prej mbarimit të Dr. Shaqiri ka sherbyer në rrethin e Kukësit shumë vite si mjek, në zonën e Topojanit, nga ku tregoi vyrtytin e një djali të edukuar nga një familje me shume tradita dhe mori nga kjo zonë forcën për të përballuar vështirësitë e kohes. Respekti, besimi, afrimiteti … buka që hëngri në atë zonë të nderuar, e lehtësoi shumë rrugën e vështirë por shumë humane të mjekut. Kush nga ne e ka jetuar e ka vështirë të harrojë vitin 1985 kur orteqe të furishëm dëbore goditën fshati Shtiqën të Kukësit. Me një vetëmohim të denjë për përshkrimet letrare Doktor Shaqir Shehu luftoi më të ftohtin, me dëborën, ashtu si në filmat e kinematografisë shqiptare, për t’iu gjendur pranë e për të shpëtuar shumë jëtë njerëzish. Në shërbim pa mjete spitalore, herë ngrënë e herë pa ngrënë, madje duke sfiduar edhe limitet fizike, në emër të jetës, me përkushtim, dhembshuri, e pasion për ti bërë ballë furisë së Natyrës.
E bëri atëhere, e përsëriti edhe pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku klinika e tij u kthye thuajse në vend pelegrinazhi nga pacientë e qytetarët të lënduar nga dhimbja por të qetësuar sepse do të trajtoheshin nga Dr. Shaqiri. Por mirënjohjen emblematike të rrethit të Kukësit e madje të gjithë trevës së Dardanisë e fitoi gjatë luftrave që zhvilluan populli i Kosovës dhe Shqiptarët e Maqedonisë. Dr. Shaqiri ka qënë mjeku që sic thotë populli, i ka mbledhë me dorë kockat e dëmtuara të ushtareve dhe i ka rehabilituar. Në jo pak rastë kam patur kënaqsinë të jem prezent për të dëshmuar falenderimet e sa e sa ushtarëve të luftrave për lirinë e shqiptareve në Kosovë e Maqedoni, të cilët me përulje i krenoheshin shëndetit të tyre të mirë falë kujdesit të Dr. Shaqirit. Dhe ai, vetëm buzëqeshte e ju kujtonte ndonje sekuence nga mjekimi në kohën e luf tës. Natyrshëm që një intelektual si Dr. Shaqiri, nuk mund të mos angazhohej në drejtimin e strukturave shtëtrore në qytetin e Kukësit, përballë bjerrjes intekeltuale të periudhës tranzitore dhe lëvizjeve demografike. Por kurrë, detyra si Prefekt i Qarkut Kukës, nuk e largoi nga pasioni për profesionin dhe mjekësinë. Përkundrazi, e lartesoi edhe më bindjen e gjithkujt se Dr. Shaqiri përfaqesonte denjësisht zyrës e shtetit, duke shërbyer me po të njejtin pasion si edhe në sallën e operacionit.
Miku im i paharruar Shaqir!
Do jesh gjithmonë e zemrat tona. Kujdesu nga atje lart për Familjen. Kujdesu për miqtë që i ke të panumërt edhe sot që ti fizikisht nuk jeton më. Kujdesu për këto të besoi jetën e që ti i dhe një shans të dytë. Kujdesu të lutem për të gjithë ata kolegë që të shërbyen në këtë lu ftë të pabesë që ti nuk e fitove dot; që ata të vijojnë të shpëtojnë jetë e të lartësonjnë emrin e mjekut dhe emrin tënd Dr. Shaqir Shehu. Do jesh gjithmonë në zemrat tona.