Të enjten e kaluar, Fatjoni u shfaq i revoltuar në studio. Ai tha se ndihet i penalizuar pasi vajzat nuk e zgjedhin në takime, për shkak të raportit të tij me Anën. Tea u shpreh se nuk do të dilte në takime me Fatjonin, pasi ai është më së shumti i afruar me Anën, ndërkohë vetë bukuroshja tha se Fatjoni në studio është për të gjitha vajzat, e nuk e ka aspak problem për takimet që ai mund të zhvillojë.

Fatjoni: Disi ndihesha i dyzuar nga Ana, sepse vajzat nuk më zgjidhnin për Anën. Nuk kishte lidhje me kërcimin. Derisa ajo bëri takimin me Arjonin, është punë për të. E kisha me gjestin që unë isha i dyzuar për afërsinë me Anën. Tea: Unë e konsideroj disi. Ana: Unë nuk e kam siklet. Tea: Kjo është konsideratë për ty. Ana: E vlerësoj këtë konsideratë, por në këto kushte ne do të dalim në të gjithë djemtë, edhe djemtë me ne. Nuk jemi këtu për t’u martuar brenda një dite.