Barcelona kërkonte prej kohësh që të rikthente në “shtëpi” Pep Guardiolan, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Katalanasit firmosën dhe i dhanë besim Ronald Koeman, ndërsa spanjolli duket se ka plane të tjera.

Guardiola me shumë mundësi pritet që të rinovojë kontratën me “Qytetarët”. Kontrata aktuale skadon në fund të sezonit, prandaj dhe drejtuesit kanë rinisur kontaktet me menaxherin e trajnerit.

Gjasat janë që palët të bien dakord dhe të rinovojnë sërish. Trajneri Guardiola nuk pati sukses sezonin e kaluar, ndërsa ekipi i tij nuk e ka nisur si duhet as këtë edicion futbollistik.