Shkolla 9- vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet, Durrës do të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit më 26 nëntor, me standardet më të mira europiane, e rindërtuar pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti.

“Shkolla 9- vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet, Durrës, nga 3D në realitet”, u shpreh kryeministri Edi Rama duke sjellë pamje nga kjo shkollë e rindërtuar.
“Edhe kjo shkollë në 26 nëntor do të jetë gati më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira europiane”, u shpreh kryeministri Rama.