Barcelona duhet të nënshkruajë me një ose dy sulmues në janar, nëse ka ndonjë ambicie të sfidojë për Ligën e Kampionëve. Kështu shprehet Rivaldo. Blaugrana-t kaluan një verë të trazuar, e cila u dominua nga largime të profilit të lartë. Quique Setien u shkarkua si trajner, ndërsa bomberi me përvojë, Luis Suarez, u transferua tek Atletico Madrid. Barca ishte në gjendje të parandalonte largimin e kapitenit Lionel Messi, por ai është i lidhur me kontratë vetëm deri në fund të sezonit. Koeman ende ka një skuadër të mbushur me yje, por opsionet e tij në sulm janë minimizuar nga një dëmtim fatkeq i “adoleshentit” Ansu Fati.
Legjenda Blaugrana tha për “Betfair”: “Besova se Barcelona do të nënshkruante me dikë para dëmtimit të Ansu Fati, kështu që tani e mendoj edhe më shumë. Klubi duhet të përpiqet të nënshkruajë me një ose dy sul mues, nëse duan të luf tojnë për Ligën e Kampionëve. Koeman duhet të ketë më shumë mundësi në sulm për të menaxhuar një formacion, që të jetë vendimtar dhe konkurrues në ndeshjet e mëdha, në gara të rëndësishme. Ansu po luante mirë, po fitonte besim dhe po bëhej më me ndikim në ekip. Mungesa e tij është një tjetër dhimbje koke për trajnerin”.