Kemi parë shpesh që Ana të emocionohet nga histori, dinamika, rrëfime që ndodhin në studio. Ajo shpesh është stepur kur është pyetur në lidhje me të shkuarën e saj, duke thënë se do të zbulojë gjithçka kur të jetë momenti i duhur. Këtë puntatë, ajo nisi të flasë për fëmijërinë e saj, një fëmijëri që ka kaluar me shumë sfida dhe peripeci. Bukuroshja theksoi se që në moshë fare të vogël ka nisur të punojë, duke përmendur si punën e saj tregtimin e lakrave në tregjet lokale.

Ajo shtoi se nuk e kishte aspak problem të trokiste nëpër dyert e shtëpive dhe t’i kërkonte punë si pastruese, duke deklaruar me krenari se është krenare për gjithçka ka bërë. Pas këtij rrëfimi prekës, konkurrentët nisën të ngushëllonin 24-vjeçaren me duartrokitje të ngrohta, por një person i veçantë për të, dhuroi diçka më tepër.

Fatjoni, një djalë që Ana e vlerëson shumë, përpos të gjitha keqkuptimeve të kohëve të fundit, u ngrit dhe nisi të përqafonte bukuroshen, duke nënkuptuar se problemet mes tyre mund të rregullohen së shpejti. A do të rishohim Anën dhe Fatjonin përsëri në një takim romantik?