Nga Alfred Peza

Dorëheqja e Presidentit të Kosovës, për tu përballur si qytetar i thjeshtë në Gjykatën Speciale të Hagës, është kronika e një hapi të paralajmëruar nga vetë Hashim Thaçi qëshkurse ai u kthye në ajër gjatë udhëtimit drejt SHBA, për marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë. Ndaj edhe për ata që u gëzuan, edhe ata që bënë sikur u hidhëruan, nuk ka vend për entuaziazëm. Si politikani kryesor i Kosovës së dy dekadave të fundit, Hashim Thaçi si çdo lider tjetër jo vetëm në Ballkan por kudo në botë, ka jo vetëm miq por edhe shumë armiq. Pjesa më e madhe e tyre, përtej hipokrizisë së deklaratave publike, me siguri mendojnë se dominimit prej tij të skenës së madhe të pushtetit në Prishtinë, i erdhi fundi. Ndaj me siguri disa fërkojnë duart, duke besuar se lutjet e tyre të deridjeshmë për këtë sapo u përmbushën dhe disa të tjerë, sa mezi presin sa ti zënë vendin.

Përtej të vërtetës absolute se Lu f trat Çlirimtare nuk janë gjykuar kurrë nga gjykatat, por vetëm nga historia dhe se UÇK që ai drejtoi e ka të siguruar prej kohësh vendin në panetonin tonë kombëtar, Hashim Thaçi ndër kundërshtarët e tij në Kosovë nuk ka mërinë e tyre për atë që ndodhi para, por për atë pas 1999. Pavarësisht nga motivet që niset secili në këtë lloj përjetimi, fakt është se PDK e tij është partia më e madhe politike në Kosovë dhe për rrjedhojë, ai vetë lideri më i suksesshëm në vend. E pikërisht nga ky lloj dominimi që ai ka patur në skenën politike shqiptare në Prishtinë, bashkë me arritjet, me emrin e Hashim Thaçit shumëkush e lidh edhe me dështimet e Kosovës. Duke e bërë atë përgjegjës për të gjitha problemet e mëdha që kanë shoqëruar tranzicionin në përpjekjet për të krijuar institucionet e reja funksionale të shtetit më të ri në botë. Por edhe me shumëçka tjetër, që është jashtë sferës së marrëdhënieve zyrtare dhe jetës institucionale, si pjesë e marrëdhënieve shoqërore dhe social ekonomike në vend.

Fakt është se kritikat më të mëdha për gjykimin e mendjeve të ftohta dhe të distancuara nga ky lloj përjetimi, i drejtohen Gjykatës Speciale. Sipas Kryetarit të Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, Eliot Engëll ka “shqetësimë serioze që edhe pse ligji që ka krijuar Gjykatën Speciale nuk përcakton etni, ky institucion ka ndjekur vetëm shqiptarët” në lidhje me k r im et që janë bërë në Kosovë, gjatë një periudhe të caktuar kohore në kohën e luftës. Përtej edhe kësaj, përballja e Hashim Thaçit me drejtësinë, nuk duhet ti gëzojë edhe aq shumë armiqtë dhe kundërshtarët e tij. Jo vetëm për shkak të këtij disporporcioni me të cilin po punon deri tani Gjykata Speciale. Jo vetëm për arsye se udhëheqësit kryesore të UÇK, që janë përballur më parë me drejtësinë ndërkombëtare, kanë dëshmuar pastërtinë e lu f tës së shqiptarëve për liri, kundër pu shti mit g e no cidal serb. Por në terma individuale, për një arsye tjetër, që është dëshmuar historikisht në raste të ngjashme ndër liderët politikë shqiptarë.

Hashim Thaçi është goditur atëherë kur mendohej se ishte në fundin e karrierës së tij, pasi kishte deklaruar se në përfundim të mandatit të Presidentit të Kosovës, do të tërhiqej nga jeta aktive politike. Le ta marim edhe këtë si një manovër tipike të “gjarprit” të l uf t ës, tani në kohë paqeje. Le ta marim të mirëqenë se ai e ka ditur që herët ose vonë, do të udhëtonte drejt Hagës, për tu përballur me aku zat pe nale ndaj tij. Ajo që harrojnë të gjithë ata që duan ta shohin Hashim Thaçin në mos në pr anga, apo në q eli, të paktë paktën jashtë politikës aktive në Kosovë, është diçka tjetër. Kurdo që të kthehet nga Haga, Hashim Thaçi do të zbresë një ditë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, si hero. Megjithëse në kontekste krejt të ndryshme, këtë e ka ditur shumë mirë i mençuri Dritëro Agolli, kur në 30 korrikun e 1993 ditën e arre stimit të Fatos Nanos, deklaroi se ai ishte një lider i zakonshëm dhe Sali Berisha do na i rikthejë nga b ur gu si hero. Dhe ashtu ndodhi. Sikundër kjo ka ndodhur me çdo proces tjetër të pastër politik në histori, të zhvilluar nga drejtësia jo vetëm në Shqipëri, por kudo gjetkë në botë.

Ndërsa Kosova është edhe më e familjarizuar me procesin e h ero izimit të figurave të saj politike dhe publike, që nga koha e Serbisë së Millosheviçit e deri tek proceset e fundit në Gjykatën e Hagës për krimet e lu f tës në ish Jugosllavi. Lista është e gjatë, e fillon që nga Adem Demaçi për të mbërritur deri tek Albin Kurti. E tani vonë, nga Fatmir Limaj e deri tek Ramush Haradinaj, të cilët u rikthyen si heronj në Prishtinë, duke u bërë më të fortë dhe duke e vijuar karrierën e tyre politike edhe më fuqishëm se përpara udhëtimit me pranga në duar. Ndaj, “mos u gëzo o i gëzuar dhe mos u hidhëro o i hidhëruar”, se edhe rruga për heroizimin e Hashim Thaçit, kalon nga Haga!