Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot në letër solidariteti Presidentit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. “Me trishtim e dhimbje të thellë përjetova humbjet e jetëve njerëzore si pasojë e aktit terrorist në Vienë. Terroristët sulmuan mbrëmë kryeqytetin e vendit Tuaj, Vienën, një ndër qytetet më të bukura të botës dhe një ndër pavionet e qytetërimit”, shprehet Ruçi. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë si edhe në emrin tim personal Ju transmetoj Juve, Këshillit Kombëtar e popullit austriak ndjenjat e solidaritetit e simpatisë si edhe ngushëllimet tona të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre”, shkruan ai.
“Cilatdo qofshin motivet e këtij veprimi t e r r o r i s t, ato tregojnë se civilizimi dhe vlerat njerëzore e perëndimore janë ende të kë rc ënu ara nga barbaria dhe se përpjekjet e njerëzimit për tolerancë, bashkëjetesë, paqe e siguri po vazhdojnë të sfidohen nga impulset e errëta”, thekson Ruçi. “Këto akte po dëmtojnë përpjekjet e popujve, komuniteteve e qytetarëve për të mbrojtur jetët njerëzore nga pandemia, i bëjnë jetët e tyre më vulnerable dhe na ndihmojnë të dallojmë më qartë ata që ndërtojnë e sakrifikojnë në emër të dashurisë dhe ata që su l m ojnë, v r a sin e masakrojnë në emër të u rr ejtj es”, shprehet kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.