Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka reaguar sot me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit Koço Devole.
“Koço Devole ishte një artist universal dhe me krijimtari të gjatë: aktor, regjizor, prezantues spektaklesh, skenarist dhe karrikaturist. Në të gjitha gjinitë e artit që krijoi, ai i mbeti besnik humorit. Nëpërmjet humorit të tij origjinal, fshikulloi të keqen dhe negativitetet e shoqërisë. Koço do të mbahet mend gjatë për kontributet e tij për të lartësuar të mirën mbi të keqen, të bukurën mbi të shëmtuarën, gëzimin mbi mërzinë.”, shkruan nëmesazhin e tij të ngushëllimit Ruçi.