Deputetja opozitare në Kuvend, Rudina Hajdari është infektuar me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja me anë të një reagimi në rrjetet sociale ku shkruan se pas shfaqjes së disa simptomave të para është testuar pozitive me covid-19. Më tej ajo ka shtuar se deri më tani simptomat që po kalon janë të lehta dhe po izolohet për të ruajtur shëndetin e damiljarëve.
Postimi i Hajdarit:
Të dashur miq,
Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.
Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.
Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.
Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve.