Salah shërohet nga koronavirusi, i gatshëm për ndeshjen kundër Atalantës Liverpool fitoi pastër 3-0 ndaj Leicester, duke i dhënë një pritje të “ashpër” ish-trajnerit Brendan Rodgers, aktualisht në pankinën e “dhelprave”, ndërsa në fund të ndeshjes trajneri Klopp mori edhe një lajm vërtetë të mirë.
Kështu pas kthimit nga Egjipti, Muhamed Salah ka rezultuar negative në tamponin e fundit dhe nga sot mund të stërvitet me skuadrën, për të qenë gati për sfidën e të mërkurës në Champions League, përballë italianëve të Atalantës. Ylli egjiptian i futbollit u prek nga koronavirusi disa ditë më parë, teksa kishte marrë pjesë në ceremoninë martesore të vëllait të tij, veprim që u kritikua jo pak nga mediat sportive në Britaninë e Madhe.
Megjithatë Salah u mor në mbrojtje nga trajneri Klopp dhe tani është shëruar plotësisht, ndaj që nga mesjava do të kërkojë t’u përgjigjet kritikave në fushën e lojës. Një tjetër lajm i mirë për teknikun gjerman është edhe rikuperimi i brazilianit Fabinho, i cili edhe mbrëmë luajti titullar në qendër të mbrojtjes.