Sara Hoxha është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt vogëlushja e saj dhe e Ledri Vulës mund të vijë në jetë. Ajo ka treguar se mezi po e pret lindjen e të voglës dhe po ashtu edhe fansat e dyshes. Këtë ditë të diel, Sara e ka shfrytëzuar për të komunikuar me ndjekësit në Instagram, të cilët sigurisht çdo pyetje e kanë lidhur me shtatzëninë e saj dhe Ledrin. Dikush prej tyre e ka pyetur Sarën se kur do të vijë vajza në jetë dhe ajo ka treguar se as vetë nuk e di këtë gjë.

“Nëse do të mund të ma tregonte dikush dhe mua, do të isha dhe vetë shumë e çliruar”, ka thënë Sara. Megjithatë ajo ka treguar se nuk i ka ardhur ende dita e duhur për të lindur, ndaj me siguri do të duhet të presim edhe pak sa vogëlushja të vijë në jetë. Sara është shprehur se tani që është drejt fundit të shtatzënisë ha vetëm gjëra të ëmbla. Ndërkohë fansat kanë qenë kuriozë të dinë, nëse ajo do e mbajë të fshehtë portretin e vajzës kur të lindë.

“Nuk e di si ndihem ende për këtë gjë. Mendoj se do e vendos kur të lindë ajo”, është përgjigjur Hoxha. Ndjekësit i kanë rikujtuar edhe rrengun e lezetshëm që ajo i punoi Ledrit disa ditë më parë, kur u hoq sikur i plasën ujërat dhe se ishte gati për të lindur. Dikush e ka pyetur nëse Ledri i ka bëritur pas rrengut dhe Sara është përgjigjur: “Të bërtitura jo, mërzitje më shumë… e gjithë dita na shkoi kështu… ‘tani do ishim në spital’, ‘tani e kishim në krahë’, ‘tani e kishim parë’!”.

Më pas ajo është shprehur se Ledri nuk ka tentuar ende që t’ja kthejë rrengun, sepse do ta ketë shumë të vështirë. Sara ka treguar se ata nuk kanë vendosur ende për emrin e vajzës, sepse do të presin t’i shohin fytyrën kur të lindë dhe të zgjedhin një emër për të më pas. Kujtojmë se Ledri i ka dedikuar edhe një këngë vajzës së tij, që me siguri nuk do të jetë e para për të. Para pak kohësh ai publikoi këngën “Si baba”, në të cilën shprehu të gjitha ndjesitë e tij si baba i ardhshëm i një vajze.