Korona Virus ve Dünya Futbol Ligleri Logoları - Kreatif Stok (İllüstrasyon: Ekin SAATCİ)

Një tjetër lojtar i infektuar me koronavirus tek Interi, pas Radja Nainggolan, Milan Skriniar, Roberto Gagliardini, Ionut Radu, Ashley Young dhe Achraf Hakimi. Tani, për fat të keq është radha e Daniele Padelli. Vetë klubi zikaltër zyrtarizoi pozitivitetin e portierit të dytë, krejtësisht asimptomatik, por i futur në izolim sipas procedurave aktuale shëndetësore. Padelli qartësisht nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Conte për ndeshjen e së dielës pasdite ndaj Atalanta. Ndërkohë, një tjetër futbollist i Serie A ka pasur të njëjtin fat të keq. Cristian Zapata, mbrojtësi kolumbian i Genoa, doli pozitiv në tamponët e kryer dje, rezultatet e të cilëve dolën sot në mëngjes. Kjo u komunikua nga klubi rossoblù, i cili në javët e fundit kishte arritur një numër rekord prej 17 lojtarësh pozitivë si dhe 5 anëtarë të stafit.

Klubi ka zbatuar të gjitha masat e nevojshme dhe ka informuar autoritetet kompetente, – lexohet në shënimin zyrtar të lëshuar nga Genoa. Prandaj, Zapata do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Romës.