SHBA regjistroi sot një numër tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 brenda një dite, ndërkohë që vendi është mbërthyer nga vala e tretë dhe më e madhe e pandemisë. Të dhënat e lëshuara nga Universiteti “Johns Hopkins” treguan se 187 833 infektime u raportuan një ditë më parë, raporton ATSh.

Shifra tejkalon rekordin e fundit ditor me + 10 000 raste. Shtrimet në spital janë, gjithashtu, në nivele rekord, që ka çuar në stërmundimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor. SHBA.-ja, që ka një popullsi prej rreth 330 milionë banorë, ka parë shumë më tepër vdekje dhe raste se çdo komb tjetër, duke regjistruar më shumë se 252 500 vi kt im a dhe 11,7 milionë raste infektimi që nga fillimi i pandemisë.