Paralel me futjen e shërbimeve online, kërkesat e qytetarëve për shërbime janë dyfishuar pranë zyrave të ADISA-s që prej fillimit të “Projektit për ofrimin e shërbimeve me në qendër qytetarin”, financuar nga Banka Botërore në 2015. Banka Botërore bën të ditur se, “sot, qytetarët mund të marrin drejtpërsëdrejti 449 shërbime të ndryshme pranë Qendrave të Shërbimeve të Integruara (ADISA) dhe të përmbyllin menjëherë elektronikisht rreth 400 kërkesa për shërbime”.

Ndërkohë, ka një përmirësim të dukshëm në ofrimin e shërbimeve për grupet e cenueshme dhe atyre në nevojë, përfshi gratë, të varfrit dhe romët. Projekti parashikon të mbështesë ADISA-n për njësitë e lëvizshme pilote të ofrimit të shërbimit në zonat rurale, duke synuar mbulimin e nevojave për këto zona.