Kosovës të hënën i janë​ shtuar 486 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,374 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë v i k ti m a. Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 30 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,317. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,655 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, kanë thënë të hënën se situata epidemiologjike, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, është serioze dhe ka mundësi të përkeqësimit. Në një komunikatë për media të kryeministrisë, është thënë se në shifrat e fundit të të infektuarve në Kosovë tregojnë se aktualisht janë 120 persona të infektuar me koronavirus në 100,000 banorë.

Aty është thënë edhe se nuk përjashtohet mundësia e ashpërsimit të masave me qëllim të vënies nën kontroll të pandemisë. Një ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar kufizimet e reja, me qëllim të frenimit të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.