Zv.kryeministri, Erion Braçe, ka reagur pas shkeljes së ligjit që Ilir Meta dhe Armando Duka bën gjatë sfidës miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Elbasan Arena”. Si Meta, Duka, ashtu dhe presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi shkelën ligjin duke mos respektuar mbajtjen e maskës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan: “Ky është turp dhe këta janë një turp! Sfidë më të qartë ligjjit, rregullit, por dhe përqeshje më të madhe ndaj çdo qytetari që i bindet ligjit dhe rregullit se kjo e ktyre tre “Presidentëve”, nuk ka!
Shihni, as maskë-detyrim ligjor, as distancë fizike. Me duar të pista janë gjithë ditën. Jam i bindur që çdo kufizim për njerëzit e zakonshëm, çdo rregull e ndëshkim për ta, duhet të jetë i njëjtë, në nivel maksimal edhe për Ilir Metën, Armando Dukën, Agim Ademin, e cilindo nga shpura e tyre që shkelën ligjin sot!”, përfundon postimin e tij Braçe.