Lëvizjet që kanë filluar në Tiranë me luftën e hapur politike mes PS dhe LSI tashmë po zbresin edhe në rang drejtuesish. Në njësinë 11 në Tiranë dy drejtuesit, kryetari i LSI dhe kryerari i LRI kanë dhënë dorëheqjen një ditë më parë.
Edhe pse ditë më parë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi bëri një takim me ish-anëtarë të Partisë Socialiste, duke bërë thirrje që socialistët e pakënaqur t’i bashkohen LSI-së, tashmë po ndodh e kundërta, pasi edhe drejtuesit e partisë së saj po shfaqen të pakënaqur duke kaluar në radhët e PS.