Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi mori pjesë sot në ceremoninë online të hapjes së ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Importit në Kinë, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë nga 145 vende të botës.
Gjeçi bëri të ditur se Shqipëria do të vijojë bashkëpunimin me Kinën për procedurat e inspektimit dhe të karantinës, për produktet me origjinë shtazore si qumështi, djathi, mjalti etj.
Siç mësohet, në ekspozitën e radhës do të ketë 6 zona kryesore me sipërfaqe prej 360 mijë metrash katrorë, ku do të paraqiten ushqime, produkte bujqësore, automjete, pajisje teknike, mallra konsumi, pajisje mjekësore dhe shërbime të ndryshme.
Katër zona të reja për shëndetin publik dhe parandalimin e epidemive, ruajtjen e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, transportin inteligjent, si dhe mallra sportivë dhe gara do të jenë pjesë e ngjarjes.