Shqipe Hysenaj u bë shumë e njohur nga publiku me pjesëmarrjen e saj në “Përputhen”. Pa kohë më parë, ajo u përjashtua nga emisioni për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Edhe pas largimit, Shqipja vazhdon të mbetet shumë e komentuar. Së fundmi, ajo i ka habitur të gjithë me një postim të bërë në Instagram. Shqipja ka pozuar me Mevlanin, në një takim jashtë “Përputhen”, duke lënë të kuptohet se mes tyre po zien diçka.

“Erdhi arushi te personi i duhur se kishte ngatërruar adresë”, ka shkruar ajo krahas fotos. Kujtojmë se pak kohë më parë, Mevlani i dhuroi Fjorelës një arush gjatë takimit të tyre, gjest ky i cili u komentua shumë në emision dhe në rrjet.