Fushëbeteja e vërtetë e zgjedhjeve amerikane, janë të ashtuquajturat “shtete të lëkundura”; pikërisht aty zhvillohet dhe lufta më e ashpër politike.
Këto shtetet janë ato që vendosin praktikisht fatin e zgjedhjeve. Në presidencialet amerikane, fituesi nuk përcaktohet nga vota popullore, por secili shtet ka një numër të caktuar votash elektorale, të cilat i jepen njërit prej kandidatëve ose tjetrit në varësi të rezultatit të votës popullore në atë shtet. Ky sistem zgjedhor sipas të cilit “fituesi merr gjithçka” i nxit kandidatët të bëjnë fushatë më intensive në shtetet konkurruese ku fitorja mund të nënkuptojë shanse më të shumta drejt Shtëpisë së Bardhë.
Mbi 10 shtete konsiderohen vazhdimisht të lëkundura sepse kanë pasur vazhdimisht garë të ngushtë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Gjashtë prej tyre konsiderohen më të rëndësishmet këtë vit, sepse popullsia e tyre e madhe u jep më shumë vota elektorale.
Arizona ka votuar për republikanët në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952, me përjashtim të fitores së Bill Clintonit në 1996. Ky shihet si një shtet i prirur drejt Bidenit, kjo edhe për shkak të rritjes së elektoratit demokrat mes votuesve periferikë teksa shtohet me shpejtësi numri i votuesve hispanikë.
Florida është kyçe në këto zgjedhje; mendohet se po e mori Bideni Floridën, Trumpi do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë 270 votat e Kolegjit Elektroa të nevojshme për të fituar. Ndërsa nëse Trumpi fiton në Florida, Bideni nuk e ka rrugën krejtësisht të mbyllur sepse ka dhe mënyra të tjera edhe pse jo dhe aq të siogurta për të siguruar votat që i duhen.
Pensilvania. Bideni ka lindur aty, në qytetin Skranton dhe e ka vënë theksin vazhdimisht tek rrënjët e familjes se tij nga klasa punëtore me qëllimin të tërheqë edhe votuesit e bardhë pa arsim universitar, të cilët Trump I bëri për vete në 2016-tën.
Miçigani, një shtet prodhues, është goditur rëndë nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, me më shumë punë dhe biznese të humbura sesa në pjesën më të madhe të vendit. Presidenti ka inkurajuar mbështetësit e tij të fajësojnë guvernatoren demokrate të shtetit, Gretchen Whitmer, për mbylljen ekonomike.
Uiskonsin, ku ka shumë komunitete të bardha rurale dhe punëtorëve që përbëjnë pjesën më të madhe të mbështetësve të zotit Trump, ishte “shteti i kthesës” që matematikisht e nxori republikanin në krye në 2016. ndërsa sot renditet ndër shtetet më të goditura nga pandemia, e u bë dhe dhe fokusi i një debati kombëtar mbi drejtësinë racore.
Në Karolinën e Veriut, me përjashtim të fitores së Barak Obamës në 2008, kandidatët republikanë kanë fituar nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale. Por analistet vene re një ndryshim më të gjerë në demografinë e pjesës jugore të vendit, ku një popullsi gjithnjë e më e larmishme mund të ishte në avantazh të demokratëve.