S ul m et e fundit te rr o riste që ndodhën në Francë dhe ato në Austri mbrëmjen e së hënës, detyruan që shumë vende evropianë të rrisin nivelin e sigurisë. Edhe vendi ynë ka marrë të njëjtin vendim. Burime të Top Channel, nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije së tashmë në ambientet publike, do të ketë agjentë të anti te rro rit, shërbime civile e ndërsa në rrugë do të ketë patrulla të shtuara të policisë. Kjo do të thotë që niveli i sigurisë kalon nga jeshile në portokalli. Kryesisht, nën kujdes të rreptë nga Antite rrori dhe policia do të jenë aeroporti i Rinasit, portet dhe pikat e kalimit kufitar të vendit tonë, për të pasur nën kontroll të gjitha hyrjet dhe daljet e personave të cilët janë të dyshuar për akte ter r or iste apo të atyre që janë skeduar si ek stre mis të.
Kjo siguri e shtuar do të përfshijë trupat dhe shërbimet diplomatike në vendin tonë, siç është blloku i ambasadave në Tiranë apo misionet e huaja. Kjo nënkupton që Antiter rori shqiptar, do të jetë në konkat të shkëmbimit të informacioneve edhe me partnerët në vendet e tjera evropiane, në raste të dyshimeve të arsyeshme për su l m e të mundshme te rro riste. Këto masa do të jenë në fuqi deri në fund të këtij vitit, për shkak se në vijim janë festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, si edhe festat e fundvitit. Në rastet e mëparshme të s ul mev e te rr ori ste që kanë ndodhur në vende të tjera të Evropës apo rajonit, Antiter rori në vendin tonë, ka kaluar në gjendje gatishmërie, ndërsa këtë herë pritet që agjentët të jenë të pranishëm në terren.
Megjithatë, policia e shtetit nuk e konfirmon zyrtarisht këtë rritje të nivelit të sigurisë, për shkak se deri tani në vendin tonë nuk ka pasur dyshime për su lme të mundshme, por burime të sigurta konfirmojë se niveli i sigurisë, do të rritet.