Më 27 dhjetor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe do të ndahet çmimi “Futbollisti i Shekullit 21”. Komisioni i “Global Soccer Awards” ka listuar 28 kandidatë që mund ta fitojnë çmimin prestigjioz. Në mesin e këtyre kandidatëve janë edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Për konkurrentë tjerë do t’i kenë edhe emrat e tjerë të mëdhenj, si fenomenin Zinedine Zidan, Andry Shevchenko, Muhamed Salah, etj., raporton Gazeta Express.

Pritet një garë shumë e fortë jo vetëm mes Ronaldos dhe Mesit, por dhe ikonave të futbollit si Zidan, Ronaldo, Kaka, Ronaldinjo, Shevchenko, ku këta të fundit shkëlqyen në dekadën e parë të këtij shekulli. Në këtë listë janë përfshirë dhe Kilian Mbappe, Mohamed Salah, Robert Levandovski, Neymar, Luka Modric, e shumë yje tjerë.