Gati 100 milionë persona tashmë kanë votuar përmes mundësisë së votimeve të hershme, apo më shumë se gjysma e totalit të votuesve më 2016.

Daljet historike në zgjedhje reflektojnë interesat amerikane në këto zgjedhje, si dhe qëllimin e tyre që mos ekspozohen ndaj koronavirusit nëpër qendra të votimit më 3 nëntor. Demokratët është thënë se janë duke shfrytëzuar më shumë sesa republikanët mundësinë e votimit të hershëm, bazuar në të dhënat e një projekti të zhvilluar për zgjedhjet në Universitetin e Floridas.

Teksa Biden udhëheq në shumicën e sondazheve kombëtare dhe shihet epërsia e tij në shtetet kyçe, fushata e Trumpit është duke pritur rritje të përkrahjes në ditën e zgjedhjeve. Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar Shtëpinë e Bardhë, të cilat nuk përcaktohen nga vota popullore por fitorja në shtetet individuale. Numri i votave elektorale, ndërkaq përcaktohet nga numri i popullsisë së një shteti. Gati të gjitha shtetet amerikane i dhurojnë votat elektorale, kandidatit që fiton me shumicë brenda shtetit. Shumë njerëz mendojnë se fituesi i garës presidenciale në SHBA përcaktohet ndërsa media njofton përfundimin e procesit zgjedhor dhe kur kandidati që ka humbur zgjedhjet mban një fjalim, ku pranon rezultatin.

Presidenca në SHBA nuk fitohet me votë popullore. Zgjedhjet presidenciale amerikane vendosen përmes një sistemi kompleks me dy hapa në të cilin votat në nivelin shtetëror pasohen nga një votim i dytë në një organ të njohur si Kolegji Zgjedhor. Shteteve individuale u caktohet një numër i dhënë “elektorësh”, bazuar në popullsinë e tyre, dhe pasi të jenë numëruar votat çertifikohet një listë personash që mbështesin fituesin e votës popullore në secilin shtet. (Vetëm në dy shtete, Mejn dhe Nebraska, është e mundur që kandidatët t’i ndajnë mes tyre votat elektorale.) Sondazhet në disa shtete të caktuara nxjerrin se pavarësisht se është prapa në sondazhet në nivel vendi, Presidenti Trump mund t’i fitojë zgjedhjet edhe nëse ai nuk merr më shumë vota se rivali i tij, siç bëri në vitin 2016, duke fituar në Kolegjin Zgjedhor.

Ky i fundit mblidhet ne 14 dhjetor për votimin që përcakton zyrtarisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Për të arritur fitoren, një kandidat duhet të marrë të paktën 270 nga gjithsej 538 votat e Kolegjit. “Ditën e zgjedhjeve votohet për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, në dhjetor ata mblidhen dhe votojnë për presidentin e më pas në janar Kongresi certifikon procesin”, thotë Amy Dacey, drejtoreshë ekzekutive e Institutit Sine për Politikë e Politika në Universitetin Amerikan.Përveç Kolegjit Zgjedhor, certifikimi i fituesit të zgjedhjeve presidenciale përfshin Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Arkivat Kombëtare.Ky proces katër-mujor është rezultat i një kompromisi mes atyre që njihen si etërit e kushtetutës amerikane, të cilët nuk ishin të bindur se votuesve mund t’u besohej të zgjidhnin një udhëheqës të denjë. Top Channel