Manchester City ia doli ta blejë Gabriel Jesusin pasi u ndihmua nga ish-trajneri i vet, Roberto Mancini, i cili i bëri nder pa dashje ta kaltërve kur ishte trajner i Interit. Në vitin 2016, Jesus ishte lojtari më premtues brazilian në Palmeiras dhe ua tërhoqi vëmendjen një numri të madh klubesh evropiane. Në një çast u duk se Serie A do të ishte shtëpia e tij e re, me Interin që ishte i vendosur ta merrte atë në San Siro. Në atë kohë, Mancini merrte vendime për zikaltrit dhe i ishte kërkuar ta rrëmbente Jesusin para se të tjerët të vinin për të.

Mancinit i ishte thënë ta kontaktonte Jesusin personalisht, për t’ia bërë të qartë se ai dëshirohej vërtet në Itali. Por trajneri italian nuk e kontaktoi atë asnjëherë dhe Jesus nisi t’i shohë mundësitë e tjera që i kishte dhe ra në ujdi me Manchester Cityn në vitin 2017. Duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, Sabatino Durante, menaxheri i FIFA-s, tregoi: “Ai ka mundur t’i bashkohej Interit, por Mancini nuk i telefonoi. Për këtë arsye ai e zgjodhi Manchester Cityn”.

“Interi ishte shumë i interesuar dhe unë i thashë zikaltërve që Mancini duhej t’i telefononte atij sepse Jesus është djalosh i ndjeshëm. Interi s’e bëri, por Manchester City po. Pep Guardiola e thirri atë dhe e bindi”, shtoi ai.