Sipas mjekut imunolog Genc Sulçebe, kjo është periudha kur virozat dimërore kanë përhapje më të madhe.

Ai shton se janë disa simptoma kyç që në 90% e rasteve paralajmërojnë njerëzit se mund të jenë të infektuar me Covid-19. “Tani dihet që fillon stina e dimrit, njerëzit grumbullohen nëpër lokalet e mbyllura dhe infeksionet që transmetohen në rrugë respiratore shpërndahen shumë thjeshtë. Ekzistojnë të paktën 4 koronaviruse humanë të cilët përbëjnë 25% të infeksioneve sezonale gripale të zakonshme.”-tha ai.