Kur Donlad Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, në Tiranë gëzimi në sytë e demokratëve ishte shumë i madh dhe kjo u vërejt edhe në kohën që Bashkia e Kamzës drejtohej nga demokrati Xhelal Mziu. Ky i fundit kur kishin kaluar vetem një muaj nga zgjedhja e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë i akordua titulli Qytetar Nderi.

Këshilltarët e Bashkisë së Kamzës në atë kohë e votoi në mënyrë unanime projektvendimin në të cilin propozohej shpallja Qytetar Nderi të Donald Trump, me motivacion: Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne. Por tani që Trump humbi në përballjen me Biden çfarë do të bëhet me Qytetarin e Nderit Kamzës.