Thumbi i reperit Big Kik drejtuar Noizy-t pak ditë më parë, beri bujë të madhe. “E kom nis me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”, shprehej Big Kik gjatë një freestyle. Menjëherë pas kësaj reagoi Stresi, i cili mbështeti Big Kik, dhe të gjithë e përkthyen si një su lm kundër Noizy-t. Mirëpo në një prononcim për Iconstyle.al, Stresi tha se nuk ka pasur si qëllim të thumbojë Noizy, por vetëm të mbështeste Big Kik. (Kliko) Ndërkohë i ftuar së fundmi në spektaklin “Binjakët”, Stresi është përgjigjur për herë të parë e të fundit disa pyetjeve në lidhje me Noizy-n. Reperi ka treguar se nuk do të bashkëpunonte kurrë me kolegun dhe tha se ai nuk i shet parimet e tij.
“Unë jam një djalë dhe kam parime shumë të forta dhe parimet e mia nuk i blen sot e 1000 vjet. Të ma mbushësh këtë sallën plot me lekë mua nuk më blen dot. Bashkëpunimet janë shumë të rëndësishme në jetë por do të thosha që jo (Për bashkëpunim me Noizy-n). S’bëhet kurrë”, u shpreh Stresi. I pyetur për 3 të mirat e të këqijat e Noizy-t, ai preferoi të mos i thoshte këto të fundit, duke shtuar se nuk dëshiron të flasë publikisht për të këqijat e një personi, sepse çdo kush i di vetë. Ndërsa për 3 të mirat e Noizy-t ai u përgjigj: “Shet mirë. Nuk këndon keq, këndon mirë. Të tretën nuk e gjej dot”. Pas kësaj Stresi shtoi: “Na kanë ngelur kot këto histori, kemi qenë adoleshentë, secili vazhdon rrugën e tij. Unë s’kam punë me asnjë, me gjithë estradën shkoj shumë mirë, unë nuk i bie askujt në qafë”. Ndërkohë disa ditë më parë i ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, reperi tregoi se është penduar që më parë ka pasur miqësi me Noizy-n.
“I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që e kam besuar, jam penduar pas këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh. Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka…e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe….”, u shpreh Stresi.