Janë të paktë njerëzit që nuk bëjnë ‘selfie’ dhe janë pafund njerëzit, veçanërisht të rinjtë që kalojnë një kohë të konsiderueshme duke bërë fotografi. Annukka Lindell, një pedagoge e neuropsikologjisë në Universitetin “La Trobe” në Melburn ka zbuluar me anë të një studimi se shumica e personave që bëjnë selfie preferojnë të tregojnë anën e majtë në fotografi. Ajo analizoi 2000 selfie në Instagram për të kuptuar pse ne e perceptojmë këtë anë të fytyrës si më të këndshme dhe kur pyeti pjesëmarrësit se përse zgjidhnin atë anë, një pjesë shumë e madhe thanë se e bënin në mënyrë të pavullnetshme. Pjesa tjetër mendonin se ajo anë ishte më e bukur.
Sipas saj, ana e majtë e fytyrës është më shprehëse emocionesh. Kjo mund të shpjegohet me mënyrën se si përpunohen ndjenjat në tru. Ana e djathtë e trurit që kontrollon muskujt në anën e majtë të trupit është mbizotëruese e emocioneve. Kjo është arsyeja pse njerëzit intuitivisht tregojnë faqen e majtë kur u kërkohet të pozojnë për një foto të thjeshtë dhe faqen e djathtë kur pozojnë për një foto që fsheh ndjenjat e tyre.
Artistët gjithashtu, zakonisht pikturojnë portrete që tregojnë profilin e majtë të njerëzve. Portretet e pikturuara të të tjerëve tregojnë të njëjtin paragjykim asimetrik. Piktorët priren të favorizojnë faqen e majtë pasi mund të pasqyrojë vullnetin e pavetëdijshëm të një personi për të treguar faqen e majtë më tërheqëse.