Një studim i ri thotë se ata që nxjerrin qentë e tyre për shëtitje kanë 78% më shumë shanse të preken nga koronavirusi. Studiuesit spanjollë kishin hetuar se si ndikojnë sjelljet e ndryshme të njerëzve në mundësinë e prekjes nga Covid-19, duke thënë se puna në zyrë, marrja e dërgesave nga supermarketi dhe shëtitjet, rrisnin në mënyrë të konsiderueshme shanset. Studimi i publikuar në revistën ‘Environmental Research’ sugjeronte se qentë mund ta marrin shpejt dhe ta përhapin virusin, ose ta transmetojnë atë prej sipërfaqeve të kontaminuara, te të zotët e tyre.
Rezultatet e studimit ishin një paralajmërim për zotëruesit e qenve tha Profesore Cristina Sánchez González. “Arsyeja e kësaj përqindjeje të lartë nuk është ende qartësuar plotësisht, por duke marrë parasysh mungesën e të dhënave për diagnostikimet e njerëzve me SARS-CoV-2, mundësia e marrjes nga qentë ka gjasa të mëdha.” Sánchez González shtoi se është e mundur që virusi të përhapet edhe me feçet (jashtëqitjet) e tyre, përsëri duke shtuar se nuk ka ende informacione të plota për sugjerimet. Prandaj shkencëtarët paraljëmruan zotëruesit e qenve shtëpiakë të bëjnë kujdes me higjenën e tyre kur i nxjerrin ata për ajrosje.
Ndërkohë megjithse ka pasur raste të izoluara infektimi me koronavirus te qentë e macet shtëpiake, kafshët nuk kanë treguar simptoma sëmundjeje të rënë. Studimi i kryer nga Universiteti i Granada dhe Shkolla Publike e Mjekësisë së Andaluzisë, kishte mbikqyrur 2,086 njerëz në Spanjë, 41% e të cilëve ishin nga 40 deri në 54 vjeç. Ata zbuluan se 4.7% e njerëzve që ishin infektuar me Covid kishin kryer aktivitete si marrje dërgesash në shtëpi nga supermarketi, kishin punuar në zyrë në vend që të punonin nga shtëpia, ose dikush tjetër në shtëpinë e tyre kishte rezultuar pozitiv. Sipas tyre jetesa me një qen e rriste mundësinë e infektimit me 78%.
Studimi spanjoll shtonte se nuk kishte kuptim mbyllja e kopshteve të lojës për fëmijët, nëse qëndrojnë hapur parqet për shëtitjen e qenve. Profesore Sánchez González shtoi: “Në mes të një pandemie dhe në mungesë të një trajtim efektiv apo vaksine, masat parandaluese higjenike duket se janë shpëtimi i vetëm, dhe kjo duhet të aplikohet edhe për qentë, të cilët sipas studimit tonë janë të lidhur direkt ose indirekt me rrezikun e kontaktimit të virusit”. (Metro.co.uk)