Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer sot 613 inspektime dhe monitorime, si pjesë e taskforcës antiCovid. “Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 20 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD”, thekson AKU.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 34 mostra në monitorim të produktit qumësht. AKU si pjesë e Taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 648 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.