Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 755 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid Gjatë inspektimeve në subjekte ushqimore janë dhënë 15 masa administrative me paralajmërim për sistemim të ambienteve të prodhimit, rinovim të librezave shëndetësore ashtu edhe rinovim të analizave të ujit.

AKU si pjesë e Taskforcës ka vijuar me monitorimin e bizneseve në të gjithë vendin, niveleve të sistemit arsimor për zbatim të protokolleve të sigurisë antiCovid. Gjithashtu janë këshilluar edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës , si mjet mbrojtës ndaj shpërndarjes së koronavirusit.