Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 764 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid. Gjatë inspektimeve janë paralajmëruar tetë subjekte ushqimore, për mosrinovim të librezave shëndetësore dhe mungesë të planeve 3D.
AKU bën të ditur se, me kërkesë të vetë një subjekti ushqimor është kryer asgjësimi i një sasie prej 53.964 tonë produktesh ushqimore. Ndërsa referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 43 mostra në monitorim të qumështit, por edhe mostra në fara për analizim të treguesve cilësore. AKU si pjesë e Taskforcës ka vijuar intensivisht edhe monitorimin nëpër biznese ushqimore dhe jo ushqimore për zbatim të protokolleve antiCovid. Janë këshilluar edhe qytetarët për mbajtje të detyruar të maskës, për mospërhapjen e koronavirusit. AKU vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.