Kreu i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që të dorëzojë kasetën e masakrës së Krushës. Sipas Ballës, pamjet filmike të plota të kësaj m as ak re sipas poseduesit të saj Milaim B. i ishte dorëzuar Lulzim Bashës, në atë kohë punonjës i UNMIK. Kjo kasetë e plotë nuk u publikua kurrë dhe mbetet mister pse Lulzim Basha nuk e vuri në dizpozicion të hetimeve për krimet serbe në Kosovë.

Postimi i Ballës:

Një ndër m as akr at më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj m asakre, sipas poseduesit të saj Milaim B. i ishte dorëzuar Lulezim Bashës, në atë kohë punonjës i UNMIK. Kjo kasetë e plotë nuk u publikua kurrë dhe mbetet mister pse Lulezim Basha nuk e vuri në dizpozicion të hetimeve për kr imet se rbe në Kosovë. I bëj thirrje Lulezim Bashës që t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!

Marsi i vitit 1999 për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo ma sa kë r. Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bo mba rdi met mbi Serbinë, fo rcat pu s htu es e serbe në pamundësi për t’u përballur me forcat e NATO-së dhe UÇK-së, me mi zo ri masakruan popullin e pambrojtur të Kosovës. Ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer, bashkë me ish-Ministrin e Mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe. Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim lu f t u ar dhe se kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviçin këtë herë ta ko nfro ntonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”.

Po ashtu edhe ish-ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Robin Cook, gjatë vizitës në Krushë më 24 qershor të vitit 1999 u shpreh: “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj… kjo është e t merr sh me. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo… jemi duke i ndjekur ata që kanë instruktuar këto kr i me dhe fushatën sistematike të kr im eve”. Ende sot ende mbetet mister fati i të pagjeturve. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, dhe shumë të pagjeturve të tjerë është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare.