Shefja e Infektivit, Najda Çomo ka folur në lidhje me pasojat që COVID-19 mund të shkaktojë tek njeriu. Çomo tha në emisionin “Opinion” se përveç kollës dhe temperaturës, COVID-19 shkakton dhe probleme psiqike tek një person i prekur nga ky virus. Shefja e Infektivit sqaron se pasojat psiqike mund të zgjasin deri në 9 muaj. Ajo thekson se të infektuarit me COVID-19 shfaqin shenja të pagjumësisë absolute, duke ndejtu dhe dy jave pa gjumë, gjë e cila shkakton ankth tek pacientët. Çomo tha se të infektuarit mund të shfaqin çrregullime psikotike, sjellje qe nuk janë normale për personin e infektuar
Ka pretendime që COVID-19 jep dhe goditje psiqike. Çomo: Po, patjetër që po. Ka pasoja deri në 9 muaj. Të sëmurët në të gjithë këtë periudhe kohore shfaqin shenja të një pagjumësie absolute. Çfarë do të thotë pagjumësi absolute? Do të thotë që një person mund të rri dy javë pa fjetur asnjë sekondë. Pagjumësia absolute jep ankth shumë të madh. Duhet të përmirësosh pjesën e gjumit që të rregullohet pjesa e frymëmarrjes. Njerëzit shfaqin dhe çrregullime të tipit psikotik, jo të tipit psikotik që ne jemi mësuar ta dëgjojmë, por çrregullime që nuk janë normale. Po ashtu,dëmton veshkat, pamjaftueshmëri të mushkërisë dhe në këtë mënyrë pacienti agravohet dhe hynë në terapi intensive. Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo tha se në katër fazaa e sëmundjes, pacientët që kakojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor.
Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma; Forma e lehte ( Stadi I) Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti,bllokim të hundëve,rinorre,artromialgji. Pa shenja te pneumonise
Forma e mesme( Stadi II)Shenjat e përgjitheshme si këputja,temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë),kolla,mialgjia dhe shenjat respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë. Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, ne imazherinë pulmonare, e pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial,sidomos në periferi të parenkimës. Më pas shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore.Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë )
Forma e rëndë (Stadi III) Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë: – takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë, – sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit), – grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50% brenda 24-48 orëve. Forma shumë e rëndë
(Stadi IV)Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese: – shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik. – shfaqja e shokut, – shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në njësinë e terapisë intensive. Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese,që i sëmuri po shkon drejt formes së rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen: – linfocitopenia progresive, – shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive, – progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit./opinion.al