Presidenti i SHBA, Doland Trump, ka shpërthyer në akuza ndaj organeve të drejtësisë amerikane, teksa rivali i tij, Joe Biden, vijon të jetë në avantazh nga numërimi i deritanishëm i votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit. “Gjykata e Lartë e Shtetit shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën. Gjithashtu votat e ardhura pas ditës së zgjedhjeve janë të paligjshme”, ka shkruar Trump.

“Mbaroi, fiton Biden”, kështu shkruhet në faqen e parë të gazetës amerikane, pas vendimit të partnerëve të tyre “DecisionDesk”. Sipas “Business Insider”, Biden projektohet të fitojë zgjedhjet, pasi arriti të përmbysë rezultatin në Pensilvani dhe ka tashmë 273 vota të Kolegjit Elektoral.