Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kujtuar sot tërmetin tragjik të 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish.
Ajo shkruan se jemi ringritur më të fortë se më parë. “U ringritëm edhe më të fortë se më parë. I paharruar kujtimi i viktimave të 26 nëntorit 2019, tragjedisë që tronditi jo vetëm tokën, por akoma dhe më shumë zemrat e mijëra njerëzve në Shqipëri e përtej saj”, thotë ajo.